Një grua e vdekur dhe gjashtë të lënduar në aksidentin në Malishevë

Kronikë

Një grua e vdekur dhe gjashtë të lënduar në aksidentin në Malishevë

Më: 16 gusht 2025 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në Malishevë, ku një grua ka vdekur dhe gjashtë persona të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur të premten në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë, në ora 13:39.

“Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit  lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra”, thuhet në raport.

Nga lëndimet e marruar njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat