​Detaje nga aksidenti ku humbi jetën motoçiklisti

Kronikë

​Detaje nga aksidenti ku humbi jetën motoçiklisti

Më: 17 gusht 2025 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në orën 13:30 në fshatin Devë të Gjakovës, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë me targa të huaja.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë vozitësi i motoçikletës, mashkull kosovar. Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vozitësi i veturës, po ashtu mashkull kosovar, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit janë duke vazhduar nga organet kompetente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat