Një aksident zingjiror ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Prishtinë.
Tri vetura janë përplasur mes vete në rrugën “Xheladin Rekaliu”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu”, në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë janë lënduar katër persona” deklaroi Pllana.