Dyshohet se kanosi inspektoren e tregut që e gjobiti për mosvendosje të çmimeve, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Kronikë

Dyshohet se kanosi inspektoren e tregut që e gjobiti për mosvendosje të çmimeve, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Një inspektore e tregut në Skenderaj ka lajmëruar policinë se është kanosur dhe fyer nga i dyshuari të cilin e kishte gjobitur për mosvendosje të çmimeve tek të gjithë artikujt në lokal.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari u intervistua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.

Rasti u iniciua si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj  22.08.2025 – 11:05. Ankuesja femër kosovare-inspektore e tregut në Skenderaj, ka lajmëruar se është kanosur dhe fyer nga i dyshuari mashkull kosovar, pasi që të njëjtit i kishte shqiptuar një gjobë për mos vendosjen e çmimeve tek të gjithë artikujt brenda në lokal. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat