Dy të dyshuar u dërguan në mbajtje për dhunë në familje në Prishtinë dhe Klinë

Kronikë

Dy të dyshuar u dërguan në mbajtje për dhunë në familje në Prishtinë dhe Klinë

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë raportuar tri raste në Prishtinë, Shtime dhe Klinë.

Në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar gruan me të cilën bashkëjeton.

“Prishtinë  22.08.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht viktimën femër me të cilën bashkëjeton. Viktima pas tretmanit mjekësor, është dërguar përkohësisht në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”,  thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Petrovë të Shtimes raportohet se është paraqitur vullnetarisht në Polici i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. I dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

“Fsh. Petrovë, Shtime 21.08.2025 – 15:30. Lidhur me rastin, me datë 22.08.2025 vullnetarisht është paraqitur ne stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është intervistuar dhe i është konfiskuar pistoleta me dy karikatorë dhe 23 copë fishekë për të cilën armë posedonte leje me afat të skaduar. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Kurse, në Klinë është arrestuar një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.

“Klinë  22.08.2025 – 13:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale, e kishte sulmuar fizikisht viktimën–bashkëshorten e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e tyre. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat