Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me armë në një pajisje në pronën e viktimës

Kronikë

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me armë në një pajisje në pronën e viktimës

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Prizren- Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka shtënë me pushkë gjuetie në një pajisje në pronn e viktimës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:00 dhe u iniciua si “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”“.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë-pushkë gjuetie,  në një pajisje në pronën e viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari janë konfiskuar një pushkë gjuetie me dy gëzhoja të cilat janë shkrepur në vendin e ngjarjes.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat