Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Fushë-Kosovë, në shtëpi iu gjetën armë e kokainë

Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Fushë-Kosovë, në shtëpi iu gjetën armë e kokainë

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Fushë-Kosovë- Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë pasi dyshohet për dhunim të një vajze.

Të dyshuarit iu gjet një pistoletë dhe kokainë në shtëpi.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 19 gusht dhe u iniciua si “Dhunim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.

“Fushë Kosovë 19.08.2025-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se, i njejti kishte kryer veprat e lartcekura.

Një viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistolete CZ me një karikator me 10 fishekë dhe 3.12 gram substancë narkotike e llojit Kokainë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat