Aksident në kryeqytet mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Kronikë

Aksident në kryeqytet mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet një person

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Fadil Vata” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku një person është lënduar.

“Sot rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Fadil Vata në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat