Policia po heton tri raste të vdekjes që ndodhën të hënën në Podujevë, Prizren dhe Klinë

Kronikë

Policia po heton tri raste të vdekjes që ndodhën të hënën në Podujevë, Prizren dhe Klinë

Më: 26 gusht 2025 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh të Policisë njofton se ka iniciuar rast “Hetim mbi vdekjen” lidhur me tri raste të vdekjes që kanë ndodhur të hënën në Podujevë, Prizren dhe Klinë.

Sipas Policisë, në Podujevë një person u gjet pa shenja jete të hënën rreth orës 16:40, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Podujevë 25.08.2025, 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore si dhe emergjenca ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.Edhe në Prizren një person u gjet pa shenja jete, trupi i të cilit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prizren / 25.08.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Ngjashëm edhe në Klinë, një grua ka raportuar se një burrë dyshohet se është pa shenja jete, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendngjarje.

“Klinë NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit përkatëse ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat