Lëndohet një person gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin në furrën ‘Adriatiku’ në Mitrovicë

Kronikë

Lëndohet një person gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin në furrën ‘Adriatiku’ në Mitrovicë

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Një kalimtar i rasti (i moshës madhore) ka pësuar lëndime të lehta trupor duke tentuar të shuajë zjarrin i cili përfshiu furrën e njohur për përgatitjen e perecave, “Adriatiku”, e cila ngjarje ndodhi mbrëmjes e së martës rreth orës 22:18, në Mitrovicë.

Lajmin e bëri të ditur  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Sipas saj, personi është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

“Me datën 26.08.2025 rreth orës 22:18 ne stacionin policor Jugu Mitrovicë është pranuar informata se ne Shesh-Mitrovicë Jug është duke u djegur  furra Adriatiku. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësite policore, njësia e zjarrfikëseve si dhe Ambulanca, pasi që një kalimtar i rastit i moshës madhore ka tentuar ta fik zjarrin dhe ka pësuar lëndime te lehta trupore, i cili është dërguar në emergjence ku pas marrjes se trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi”, ka thënë Pllana. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat