Ndëshkohet një shofer për kundërvajtje trafiku në Ferizaj

Kronikë

Ndëshkohet një shofer për kundërvajtje trafiku në Ferizaj

Më: 27 gusht 2025 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka gjobitur një person për kundërvajtje trafiku në fshatin Prelez.

"Më datë 25.08.2025, rreth orës 18:10, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Prelez, policia ka identifikuar përmes një video-incizimi një veturë të tipit Audi me targa vendore, e drejtuar nga shoferi J.H., 68 vjeç", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton KosovaPress.

Gjatë lëvizjes, automjeti kishte të hapur derën e pasagjerit në anën e djathtë dhe shoferi kishte vazhduar ngasjen me derën e hapur për disa metra, duke paraqitur rrezik për sigurinë në komunikacion.

Për këtë shkelje, ndaj shoferit policia ka shqiptuar gjobë në shumën 40 euro.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek të gjithë shoferët që të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat