Aksident pas mesnate në Prishtinë, lëndohen dy persona

Kronikë

Aksident pas mesnate në Prishtinë, lëndohen dy persona

Më: 28 gusht 2025 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë në Prishtinë, Enis Pllana ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Sot rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat