Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, ka të lënduar

Kronikë

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, ka të lënduar

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat