Aksident i rëndë në Llabjan, vetura përfundon jashtë rrugës

Kronikë

Aksident i rëndë në Llabjan, vetura përfundon jashtë rrugës

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 19:03
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Llabjan.

Si pasojë e përplasjes mes dy veturave, njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës.

Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet policore, që kanë nisur hetimet.

Një nga veturat, pas ekzaminimit të nevojshëm, është bartur me autobartje për të liruar qarkullimin në atë segment rrugor.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat