Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për kp, se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Sot rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Pllana.