Dy të vdekur në aksidentin në Astrazup të Malishevës

Kronikë

Dy të vdekur në aksidentin në Astrazup të Malishevës

Më: 5 shtator 2025 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës, të premten.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku nga personeli mjekësor është konstatuar vdekja e dy personave të rritur (një femër dhe një mashkull), ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen  për ekzaminim mjeko-ligjor. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat