​Mbi 19 mijë euro të padeklaruara sekuestrohen nga Policia e Kosovës në Jarinje

Kronikë

​Mbi 19 mijë euro të padeklaruara sekuestrohen nga Policia e Kosovës në Jarinje

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar para në vlerë prej 19.500 euro gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Rasti ka ndodhur mesditën e të hënës, më 8 gusht. Kontrolli në automjetin Mercedes është kryer në bashkëpunim me Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi se të gjitha mjetet monetare të padeklaruara i janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim të mëtejmë të rastit.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me doganën e Kosovës gjatë kontrollit në automjetin kombi Mercedes me targa të Serbisë, kanë gjetur mjete financiare të padeklaruara, të fshehura nën ulësen e prapme: 9,300 (nëntëmijë e treqind) bankënota euro si dhe 1,200,000 (njëmilion e dyqindmijë) dinarë RSD”, bëri të ditur Policia e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat