​Sekuestrohen aparate (POS) që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në Mitrovicë

Kronikë

​Sekuestrohen aparate (POS) që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në Mitrovicë

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 16:17
​Sekuestrohen aparate (POS) që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në Mitrovicë

Policia e Kosovës njofton se sot, në kuadër të një kontrolli në disa biznese-lokale në komunën e Mitrovicës Veri në shtatë biznese të ndryshme ka hasur në shtatë aparate-POS të cilat kanë shërbyer për kryerjen e pagesave në valutën dinar.

Sipas policisë, në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili, ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.

“Ne lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar.

Ndërsa sipas kompetencave rasti ka kaluar për trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike – Rajoni Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat