Detaje nga therja me thikë në Prishtinë, tre persona shoqërohen nga Policia

Kronikë

Detaje nga therja me thikë në Prishtinë, tre persona shoqërohen nga Policia

Më: 9 shtator 2025 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet, ku një person ka mbetur i lënduar me thikë.

Burime të medias bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur tek kafja “TADON” në rrugën Ilir Konushefci, ku pas një rrahjeje ka ardhur deri tek therja me një mjet të mprehtë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë angazhuar njësitë përkatëse, përfshirë Hetuesinë dhe Krim-teknikën. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetë.

Nga vendi i ngjarjes, policia ka shoqëruar tre persona për intervistim në stacion policor, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat