Arrestohet pas mbi tre vitesh i kërkuari për vjedhje të rëndë në Prizren

Kronikë

Arrestohet pas mbi tre vitesh i kërkuari për vjedhje të rëndë në Prizren

Më: 11 shtator 2025 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Pas një kërkimi policor që zgjati mbi tre vjet, në Prizren dje është arrestuar një mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për një vjedhje të rëndë që kishte ndodhur më 1 korrik 2022.

Arrestimi i tij vjen pas një hetimi të gjatë ku tashmë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po trajtohet më tej në procedurë të rregullt.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë se veriut, pasi që i njejti ishte në kërkim policor për një rast të ndodhur më herët.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat