Vdes një burrë në Kllokot, policia nis hetimet

Kronikë

Vdes një burrë në Kllokot, policia nis hetimet

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Kllokot të enjten.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar nga QMF-ja në Viti.

Derisa policia ka iniciuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, hetimet veçse kanë nisur.

“Lidhur me rastin ekipi mjekësor nga QMF-Viti ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat