Katër persona të lënduar nga ndeshja mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës

Kronikë

Katër persona të lënduar nga ndeshja mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 13:14
Foto ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:05, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore”.

Rugova tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat