Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Kronikë

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 20:15
Foto arkiv

Rreth orës 19:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën "Ahmet Krasniqi" në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar lajmin, duke theksuar se bazuar në të dhënat fillestare, në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.

"Njësitë relevante policore janë angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në mbledhjen e informatave dhe provave që mund të ndihmojnë në sqarimin e rastit.

Hetimet janë në vazhdim e sipër",ka deklaruar Pllana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat