I mituri kapet duke drejtuar veturën, babai gjobitet nga policia në Obiliq

Kronikë

I mituri kapet duke drejtuar veturën, babai gjobitet nga policia në Obiliq

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 00:06
Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, njësitet policore të stacionit të Obiliqit, kanë shqiptuar një gjobë ndaj prindit të një të mituri, i cili në një video të postuar në rrjete sociale shihet duke drejtuar një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.

Njoftimi:

Sot nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është shqiptuar një gjobë pasi është identifikuar prindi i një të mitur, i cili në një video të postuar në rrjete sociale shihet duke drejtontuar një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.

Pas veprimeve policore, ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat