Një person është arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 22:09 në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.
“Sheshi Xhorxh Bush, Prishtinë 14.09.2025 – 22:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.