Katër raste të dhunës në familje u raportuan të hënën në Prishtinë dhe Shtime

Kronikë

Katër raste të dhunës në familje u raportuan të hënën në Prishtinë dhe Shtime

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, prej tyre dy në Prishtinë dhe dy në Shtime.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë një grua raportohet se pësoi dhunë nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit u lirua në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 15.09.2025 – 15:30. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë në Prishtinë, raportohet se një grua në gjendje të dehur ka kanosur nënën e saj. E dyshuara u shoqërua në stacion policor.

“Prishtinë  15.09.2025 – 20:30. Është raportuar se një femër kosovare në gjendje të dehur ka kanosur nënën e saj. E dyshuara është shoqëruar në stacion dhe pritet të intervistohet pasi të këndellet nga dehja. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Shtime në njërin rast u arrestua një person nën dyshimin se ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij. Rasti u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

“Shtime  14.09.2025 – 16:20. Me 15.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

Edhe në rastin tjetër në Shtime, një person është arrestuar se kanosi bashkëshorten e tij. Po ashtu, ky rast u iniciua si “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

“Shtime 14.09.2025 – 13:50. Me 15.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur  bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat