Tetë vetura të përfshira në një aksident në hyrje të Prizrenit, tre persona të lënduar

Kronikë

Tetë vetura të përfshira në një aksident në hyrje të Prizrenit, tre persona të lënduar

Më: 17 shtator 2025 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në kilometrin e dytë të rrugës Zhur – Prizren, në drejtim të pikëkalimit kufitar të Vërmicës, ku janë lënduar tre persona.

Kjo është konfirmuar për median nga Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Sipas raportimeve të deritanishme, në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të Pikëkalimit kufitar Vermicë, si pasojë e një aksidenti me tetë vetura rruga është bllokuar përkohësisht. Tre persona raportohet se kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.

Hoxha u shpreh se aktualisht automjetet janë duke shfrytëzuar rrugë alternative deri në normalizimin e qarkullimit.

Ai u bëri apel shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes:

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, që gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat