Arrestohet i dyshuar për disa vjedhje në Prizren, kërkohej edhe me urdhër arresti

Kronikë

Arrestohet i dyshuar për disa vjedhje në Prizren, kërkohej edhe me urdhër arresti

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste vjedhjesh në Prizren, i cili ishte i kërkuar edhe me urdhër arresti nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Sipas policisë, më 18 shtator, rreth orës 01:00, në rrugën “Tahir Sinani”, i dyshuari E.P. tentoi të kryente një vjedhje të rëndë në një market, ku hetimet zbuluan se ai kishte kryer edhe një vjedhje të mëhershme. Gjithashtu, ai dyshohet për dy raste tjera vjedhjesh në një dyqan tjetër tregtar në Prizren.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari pranoi përfshirjen në katër raste: dy vjedhje më 11 dhe 16 shtator, një tentativë për vjedhje më 18 shtator dhe posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Pas procedurave, rasti është referuar për veprime të mëtutjeshme ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Stacioni Policor i Ferizajt për urdhër arrestin aktiv ndaj tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat