Policia sekuestron kamionin me dru, ndalohen tre persona në Prapashticë

Kronikë

Policia sekuestron kamionin me dru, ndalohen tre persona në Prapashticë

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë me kamionin e tyre të ngarkuar me dru zjarri, nën dyshimin se kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se kamioni me ngarkesën është sekuestruar, kurse të dyshuarit pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Prapashticë, Prishtinë 19.09.2025-15:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me  rastin kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar me kamionin e  tyre të ngarkuar me dru zjarri,  nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë, për të kontrabanduar mallra-dru.

Në konsultim me prokurorin, kamioni është sekuestruar bashkë me ngarkesën dhe është dërguar në stacionin e policisë kufitare për procedura të mëtutjeshme, ndërsa të dyshauarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat