Një i lënduar nga aksidenti te nënkalimi në Ferizaj

Kronikë

Një i lënduar nga aksidenti te nënkalimi në Ferizaj

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj, konkretisht te nënkalimi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se aksidenti u shkaktua si pasojë e vozitjes së pakujdesshme.

Derisa shtoi se rasti ka ndodhur të shtunën në mesantë.

“Më datë 20.09.2025, rreth orës 00:43 në rrugën “Ramadan Rexhepi” , tek nënkalimi  ka ndodhur aksident trafiku me lëndime. Vetura me targa të shqiptare. Dyshohet se shoferi aksidentin e ka shkaktuar si pasojë lëvizjes së pakujdesshme. Përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe lëndime trupore tek një person (pasagjer), i cili pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj është liruar. Rasti i referohet Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat