Arrestohen katër persona, u gjet një hektar kanabis i mbjellë në arën me misër

Kronikë

Arrestohen katër persona, u gjet një hektar kanabis i mbjellë në arën me misër

Më: 21 shtator 2025 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar në fshatin Dumnicë e Poshtme të Podujevës, dy prej tyre shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë.

Policia ka njoftuar se në pronën e dy kosovarëve është gjetur një sipërfaqe prej rreth një hektari e mbjellë me misër dhe lëndë narkotike të llojit kanabis.

Dy shtetasit shqiptarë dyshohet se shërbenin si punëtorë në kultivimin e bimëve narkotike.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të katër të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes nën dyshimin për veprën penale “Kultivimi i bimës së kanabisit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat