​Aksident i rëndë në Zajm të Klinës, dy persona humbin jetën

Kronikë

​Aksident i rëndë në Zajm të Klinës, dy persona humbin jetën

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në orët e para të së martës në magjistralen Pejë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Zajm.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë, të cilit kanë marr trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Policia e Kosovës ka njoftuar që vdekjen e dy viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në aksident ishin të përfshirë një kamion, një kombi dhe një veturë me targa vendore.

“Ju informojmë se me datën 23 shtator 2025, rreth orës 05:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Pejё-Prishtinё, nё fshatin Zajm. Nё vendin e ngjarjes kanё dal njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor, emergjenca dhe njёsiti i zjarrfiksёve. Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё kamion, njё kombi dhe njё veturё me targa vendore. Si pasojё e aksidentit, dy persona kanё ndёrruar jetё ne vendin e ngjarjes, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa dy persona tё lënduar janё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupat e pajetë tё viktimave dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat