Arrestohet një 32-vjeçar në Fushë Kosovë, strehoi të dyshuarin që tentoi ta vras djalin e tij në Vushtrri

Kronikë

Arrestohet një 32-vjeçar në Fushë Kosovë, strehoi të dyshuarin që tentoi ta vras djalin e tij në Vushtrri

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se strehoi Driton Bekteshin, të dyshuarin për plagosjen e djalit të tij në Stanoc të Vushtrrisë.

Arrestohet një person i dyshuar për dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale

“I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar  në qytetin e Fushë-Kosovës, pasi dyshohet se ka strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndryshe, më 28 korrik rreth orës 18:00, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27-vjeçar kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja, ndërsa hetimet u drejtuan si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Policia njoftoi se është në kërkim të personit që dyshohet se ka shtënë me armë, dhe u bëri thirrje qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm, të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat