Arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve

Kronikë

Arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve

Nga: M.L. Më: 26 shtator 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar dy meshkuj për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nikollë Ivanaj” rreth orës 19:45. Gjatë kontrollit, tek dy të dyshuarit u janë gjetur dhe konfiskuar 28.5 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

"Në shtëpinë e njërit prej tyre, policia ka gjetur edhe 56.6 gramë substancë narkotike, një peshore digjitale dhe dy paketime me folje për paketimin e narkotikëve", thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit, në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat