Policia ka arrestuar një person në Malishevë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Sipas njoftimit të policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 21 shtator.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte dhunuar viktimën femër kosovare.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.