Aksident me fatalitet në Bllagajë të Pejës, vdes një person

Kronikë

Aksident me fatalitet në Bllagajë të Pejës, vdes një person

Më: 26 shtator 2025 Në ora: 15:03 Përditësuar në ora: 15:39 më 26.09.2025
Foto ilustrim

E dhimbshme/ Detaje nga aksidenti tragjik në Pejë, viktima është vëllai i Gjestit

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Qungur të Pejës.

Mësohet se viktima e aksidentit tragjik është vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjesti, njëherësh fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një katërçikletë, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë. Burimet e medias bëjnë me dije se i lënduari, me inicialet K.B, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar më herët aksidentin, duke thënë: “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK”.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe te fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.

Aksident me fatalitet në Bllagajë të Pejës, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Bllagajë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

I njëjti tha se një person tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Rreth orës 14:00 policia është njoftuar për një aksident në Bllagajë të Pejës. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një katërçikletë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me autoambulancë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Një tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e Pejës”, u shpreh Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat