​Një person i vdekur, pistoleta në vendin e ngjarjes

Kronikë

​Një person i vdekur, pistoleta në vendin e ngjarjes

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një person është gjetur mbrëmë pa shenja jete në hapësirat e varrezave në fshatin Përpellac të komunës së Podujevës.

Sipas informacioneve të para nga Policia, në afërsi të viktimës është gjetur një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë të shkrepur. Arma është sekuestruar nga njësitë përkatëse për ekzaminim të mëtejshëm.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të vdekjes.

Hetimet janë në vijim dhe policia nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo motivet e mundshme të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat