Aksident mes dy automjeteve në rrugën Drenas–Skenderaj, Policia: Dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor

Kronikë

Aksident mes dy automjeteve në rrugën Drenas–Skenderaj, Policia: Dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident i tillë ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Drenas–Skenderaj.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë e përplasjes dy persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, tha tutje ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat