Një person bie në gropën ku po hapej bunari në Lybeniq të Pejës

Kronikë

Një person bie në gropën ku po hapej bunari në Lybeniq të Pejës

Më: 28 shtator 2025 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lybeniq të Pejës, ku një person ka rënë në gropën e një bunari që po hapej në afërsi të varrezave të fshatit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin duke theksuar se gropa ishte me thellësi të konsiderueshme.

“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, ka deklaruar Gashi.

Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura gjendja shëndetësore e personit dhe rrethanat e sakta të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat