Vidhet një veturë në Prizren

Kronikë

Vidhet një veturë në Prizren

Më: 29 shtator 2025 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një person në Prizren ka raportuar se i është vjedhur vetura që e kishte të parkuar në parkingun e kompanisë së tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhë vetura VW që e kishte të parkuar në parkingun e kompanisë së tij.

Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat