Policia nё rajonin e Pejёs gjatё shtatorit, ka realizuar urdhёresat e gjykatave ndaj personave tё kёrkuar.
Policia ka njoftuar se gjatë shtatorit, janё arrestuar tridhjetë e nёntё persona tё dyshuar.
"Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale, katrёmbёdhjetё nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar në seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit janё liruar", theksohet në njoftim.
Policia nё Pejё do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente.