Asnjë aksident fatal, 1851 tiketa trafiku dhe 9 të arrestuar

Kronikë e zezë

Asnjë aksident fatal, 1851 tiketa trafiku dhe 9 të arrestuar

Më: 4 tetor 2025 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë regjistruar gjithsej 25 aksidente me të lënduar dhe 54 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 1851 tiketa.

Po ashtu, janë arrestuar 9 persona, ndërsa 6 janë dërguar në mbajtje.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast i ndalimit policor, ndërsa një person është dërguar për të vuajtur dënimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat