Arrestohet një person në Prishtinë, iu konfiskua kokainë, telefon e para

Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, iu konfiskua kokainë, telefon e para

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një person ëdhtë arrestuar pasi gjatë kontrollit i është konfiskuar kokainë me peshë 16.03 gramë.

Atij i janë konfiskuar edhe një telefon dhe 1285 euro.

“POSEDIM I PAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE- Rr. Nekibe Kelmendi, Prishtinë / 04.10.2025 – 02:35.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke drejtuar veturën ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit në trup- xhemper i janë gjetur dhe konfiskuar 16.03 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë.

Të dyshuarit ju ka konfiskuar një telefon celular dhe 1285 euro para të gatshme dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat