Arrestohen dy mitrovicas pasi u rrahën për parking

Kronikë

Arrestohen dy mitrovicas pasi u rrahën për parking

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë pasi janë zënë mes vete për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me një parking.

Sipas policisë, njëri I dyshuar e ka kanosur tjetrin, kurse tjetri nga vetura e tij e kishte marrë një pistoletë por s’e ka përdorur.

“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me 21 fishek.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat