Digjet një autobus në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Digjet një autobus në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar

Më: 5 tetor 2025 Në ora: 19:35
Autobusi i djegur në Duhël të Suharekës

Një autobus nën rrethana ende të pasqaruara ka marrë flakë gjatë lëvizjes në Duhël të Suharekës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë në Prizren, ka konfirmuar për KosovaPress, se rasti ka ndodhur rreth orës 16:16 dhe se njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses. Sipas të dhënave fillestare, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa persona të lënduar nuk ka”.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse policore për të përcaktuar shkaqet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat