Tentuan të fusnin mall pa dokumentacion, shoqërohen në polici dy shtetas serb

Kronikë e zezë

Tentuan të fusnin mall pa dokumentacion, shoqërohen në polici dy shtetas serb

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, ku po ashtu ndodhej edhe pasagjeri i dyshuari tjetër shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur mallra komerciale (kompresor për traktor, 9-copë llustera, 1-frigorifer, e pajisje hidrauliku)  të cilat po transportoheshin pa dokumentacionin e duhur me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor.

Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë.

Ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat