Skenderaj- Një e mitur dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj me një të dyshuar. Rasti u iniciua si “Dhunim”.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 6 tetor në Skenderaj, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Skenderaj 06.10.2025 – 01:00-03:00.
Viktima e mitur femër kosovare dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj, me të dyshuarin mashkull kosovar. Pas intervistimit viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.
Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.