70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kronikë e zezë

70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2607 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 7 ka dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat