Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj për posedimin e substancave narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është ndaluar dhe i është bërë kontroll edhe në banesën e tij.
Gjatë kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar 105.42 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë. Përveç lëndës narkotike, janë konfiskuar edhe 1,390 euro para të gatshme, një telefon celular dhe një veturë, që dyshohet të jenë të lidhura me veprimtarinë e paligjshme, transmeton "Bota sot".
Pas intervistimit në prani të prokurorit, është marrë vendimi që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.