I iki policisë me shpejtësi, kërkohet shoferi në Kamenicë

Kronikë

I iki policisë me shpejtësi, kërkohet shoferi në Kamenicë

Më: 11 tetor 2025 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një person është vënë në kërkim të policisë në fshatin Hodonoc të Kamenicës mbrëmjen e së premtes.

I njëjti, siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, nuk I është ndalur forcave të rendit gjatë lëvizjes me një furgon.

“Njësia policore ka sinjalizuar për tu ndaluar një kombi me targa vendore mirëpo, i njëjti nuk i është bindur urdhrit për ndalim duke vazhduar lëvizjen me shpejtësi duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik”.

“Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari (i njohur për policinë) është në kërkim”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat